Do të bënte “pazare”? Ja çfarë bëri Meta në Kosovë para se të arrestohej, u takua me…

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u arrestua dje me urdhër të SPAK-ut në Tiranë, duke shokuar skenën politike dhe opinionin publik.

Arrestimi i tij ndodhi afër një qendre tregtare, duke u bërë pjesë e një hetimi të gjerë që ka ngritur pikëpyetje mbi aktivitetet e tij politike dhe lidhjet me partitë në rajon.

Para arrestimit, Meta kishte zhvilluar një takim me Menduh Thaçin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në një hotel të njohur në Prevallë.

Kjo ngjarje ngjalli interes të madh, pasi bëhet fjalë për një përpjekje të Metës për të bashkuar forcat politike shqiptare dhe ato maqedonase. Jozyrtarisht, thuhet se ai kishte synime për të formuar një koalicion me VMRO-n.

Meta kishte pasur një agjendë të ngjeshur në Kosovë, dhe ky takim me Thaçin ishte një pjesë e strategjisë së tij për të rritur influencën në rajon. Takimi i mëparshëm me liderët e VMRO-së, si Hristijan Mickoski, kishte për qëllim diskutimin mbi rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8, një projekt kyç për zhvillimin ekonomik të Ballkanit.

Përfaqësuesit e tij kanë theksuar se nuk do të komentojnë çështje që janë në hetim, duke nënvizuar se kjo është një situatë e ndjeshme që kërkon kujdes./Indeksonline/

Back to top button