“Gjërat kanë ecur shpejt”/ Von der Leyen për arrestimin e Ilir Metës: Një shembull i shkëlqyer…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrit Edi Rama, është pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Ajo u shpreh se nuk komenton vendimet gjyqësore, duke shtuar më tej se BE punon me Shqipërinë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale.

Presidentja e KE tha se procesi i integrimit në BE varet nga merita dhe puna e çdo vendi, duke theksuar më tej se tashmë Shqipëria po tregon që gjërat kanë ecur shpejt.

Unë nuk do të bëj komente për vendimet gjyqësore. Ne punojmë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale. Procesi varet nga merita e çdo vendi, kjo është e rëndësishme për vendet anëtare, që ju të shikoni rezultatin e punës. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer, tregon që gjerat kanë ecur shpejt dhe nëse ecin siç duhet në ndoshta do hapin të gjithë grup kapitujt deri vitin e ardhshëm. Duhet bërë gjithë puna për të qenë vend anëtarë dhe kjo varet nga puna e çdo vendi.”– tha ajo.

Back to top button