Kë EKZEKUTOI dhe GROPOSI Ilir Meta tek Mali me Gropa? Avokati zbulon fakte SHOKUESE për ish-Presidentin

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News për të folur lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.

Beqiri ka qenë një nga ata të cilët shpesh herë ka denoncuar Metën sipas tij për afera korruptive, për të cilat SPAK ka qenë duke hetuar.

“Është punë voluminoze ajo që ka bërë SPAK, e kam thënë që shumë shpejt do ta kemi përgjigjen e SPAK, kështu që nuk ishte rrufe në qiell të hapur por ishte e pritshme.

Ilir Metën askush nuk po e mbështet, madje dhe bashkëshortja u detyrua me sforco të madhe ta mbështeste, ka mbetur fillikat se dhe korrupsionin e ka bërë në mënyrën më vulgare, në mënyrën më të pamoralshme. I ka konsideruar të gjitha pasuritë publike sikur ishin të tijat.

Nuk ka pasur as turp as cipë për të futur duart në buxhetin e shtetit, është i urryer nga shqiptarët, si Berisha dhe ky kanë vrarë për korrupsion. Meta dhe Berisha janë ata që hodhën farën e këtij korrupsioni, prandaj jemi në këtë vend pa perspektivë. Kur panë që u arrestua Meta, njerëzit ndryshuan, optimizmi u rrit.

Mjafton fjalori i Metës, apo kërcënimet që ka bërë, për të treguar se me kë kemi të bëjmë. Ai nuk është më President. Ai është qytetar si gjithë të tjerët. Ky është gabimi i ynë shqiptarëve, që i kemi hyjnizuar, sikur këta janë të paprekshmit. Jemi të barabartë para ligjit.

Ndaj Metës rëndojnë edhe akuza më të rënda se sa kjo. Ai e ka rrugën e gjatë se ka bërë shumë krime. Sic po del me aferën CEZ-DIA, ai është bashkëpunëtor edhe në eliminimin e disa personave.

I penduari i drejtësisë ka zbuluar se ça lëvizjesh ka bërë dhe sa para ka marrë, sa miliona mori kur vajti në Ceki, Qazim Tepshi ka qenë dëshmitar okular, po nuk e kemi sot atë, se e eliminuan njerëzit e Metës. Vajti për bukuri në shtëpi dhe vdiq papritur pastaj. Belegun nuk e kemi, kush e zhduku. Edhe drejtorin e KESH-it nuk e kemi, si iku para kohe, të gjitha të çojnë në atë që kur dalin këmbët e gjarprit, këta të vrasin. Janë dhe dy vrasjet e gurores së Metës, një vrasje në Dajt dhe një në Tomor, për guroret e Ilirit, kush i vrau ata? Saliu dhe Iliri puthen e përqafohen kur kanë interesa, por kur zihen i nxjerrin horrliqet njëri-tjetrit. Saliu ka thënë se Iliri ka vrarë dhe i ka groposur në Malin me Gropa, po nuk flet kot ai,” tha Beqiri.

https://youtube.com/watch?v=OdAJZs6_EVw%3Ffeature%3Doembed

Back to top button