Marrëveshja e emigrantëve me Italinë/ Von der Leyen ia thotë në “sy” Ramës: Që prej fillimit…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka komentuar dhe marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Në konferencën e përbashkët mes kryeministrin Edi Rama, ajo tha se zbatimi i marrëveshjes është nën monitorim, dhe për këtë arsye nuk do bënte komente të mëtejshme.

“Që prej fillimit kemi qenë të qartë që po montojmë zhvillimet me marrëveshjen, marrëveshje dy palëshe nuk bëjmë komente, por monitorojmë zhvillimet.”- tha ajo.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nis sot turin në Ballkanin Perëndimor. Vizita e parë e Von der Leyen është në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë, sot dhe nesër (23-24).

Vizita është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende. Presidentja e Komisionit Evropian pritet ta vizitojë me 26 tetor Kosovën, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Back to top button