“META te 313-ta kërkoi PALESTËR”/ Gazetarja: I vetëm në QELI, Psikologët thonë se…

itën e sotme gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Gazetarja ka dhënë detaje më shumë në lidhje me çështen e ish-Presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet i arrestuar në burg pasi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion.

Gjatë intervistës Hoxha tregoi se Meta ndodhet i vetëm në burgun 313 madje ka kaluar në sektorin B pasi kaloi observimin, i cili është në kontroll nga psikologët gjithashtu edhe kontrolle mjekësore. Sipas gazetares këto kontrolle janë kontrolle kryhen nga shtetas që janë në observim, pra në kontroll për të gjetur qelinë e duhur për personin e dënuar për një vepër penale të caktuar.

Gjithashtu sipas burimeve të sakta të gazetares Meta ka kërkuar një palestër ose ambient për të kryer aktivitet sportiv.

“Ilir Meta më është konfirmuar që është i vetëm në qeli, nuk ka asnjë person tjetër i dyshuar i cili do të qëndrojë me të. Kontakt do të ketë në ajrim por do jetë vetëm në qeli. Meta ka kërkuar ambient për aktivitet sportiv dhe ka petur punëtorët nëse kishte palestër apo vend ku të merrej me sport. Kjo ishte kërkesa e parë që ai ka bërë punonjësve socialë dhe psikologëve.” tha gazetarja.

Gjithashtu sipas kontrolleve mjekësore ish-presidenti paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjithashtu psikologët thonë se ndodhet në gjendje të qetë.

“Më është konfirmuar nga vizitat mjekësore Meta nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor, sikurse edhe gjendja psikologjike sipas psikologëve dhe punonjësve socialë gjendja e ish-presidentit është e qetë” tha Hoxha.

Back to top button