“Mu thaftë goja dhe dora”/ Kryemadhi zbulon prapaskenat: Bashkë me Ramën e kemi gënjyer Metën për…

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas seancës gjyqësore në GJKKO, që caktoi masat e sigurisë për të dhe Ilir Metën.

Ndër të tjera, Kryemadhi zbuloi dhe disa prapaskena, teksa u rikthye pas në kohën kur ajo dhe Meta ishin aleatë me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Ajo ka thënë se i ka propozuar vetë Ramës që të kandidonte Erion Veliajn si kryebashkiak për Tiranën dhe për këtë gjë, ka gënjyer Metën.

“Kështu është, të zënë haqet. Unë dhe Edi Rama e kemi gënjyer Ilir Metën, për të bërë kryebashkiak Erion Veliajn. Që mu thaftë goja dhe dora bashkë.”– tha Kryemadhi.

Back to top button