“Në vitin 2018…”/ Ndihmoi vëllezërit kriminelë të pastronin paratë, ja ROLI i ish-drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit

rokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj ish-drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, e akuzuar për ndihmën e vëllezërve Besjan dhe Leonard Ramaj në pastrimin e parave. Të tre ata akuzohen për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim, ndërsa në akuzë është përfshirë edhe Ardjan Malasi.

Gjatë hetimeve, u zbulua se vëllezërit Ramaj ishin dënuar nga autoritetet belge në vitin 2021 për vepra të lidhura me narkotikët. Që nga viti 2010, ata, së bashku me Malasin, kanë investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, kryer shitblerje dhe transferime pronësish me qëllim pastrimin e të ardhurave të paligjshme.

SPAK raportoi se, gjatë hetimeve, rezultoi se Besjan Ramaj dhe Leonard Ramaj, në bashkëpunim me Ardjan Malasin, kanë realizuar veprime të vazhdueshme dhe sistematike për pastrimin e parave, duke përdorur shoqërinë “Ledio 04”, e cila kishte në përbërje Malasin si administrator. Shuma totale e parave të pastruara nga aktiviteti kriminal është vlerësuar në 1,250,000 euro dhe 9,000,000 lekë.

Rajmonda Dashi, e cila është akuzuar se ka ndihmuar vëllezërit Ramaj dhe Malasin në veprime të paligjshme, është përfshirë në këtë aktivitet që prej vitit 2018. Hetimet zbuluan se ajo kishte ndihmuar në lëshimin e faturave fiktive dhe në kryerjen e veprimeve të tjera juridike për të justifikuar burimin e parave.

SPAK gjithashtu theksoi se veprimet e këtyre të pandehurve përfshinin përdorimin e parave në dorë dhe transaksione të shumta bankare, duke krijuar një rrjet të strukturuar kriminal për pastrimin e të ardhurave nga aktiviteti i paligjshëm.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë në Belgjikë dhe Norvegji, për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të siguruar dënimin e të pandehurve.

Back to top button