12 drejtorët e rinj të qarqeve në Shqipëri, kush është kryepolici që do të “komandojë” në Tiranë (EMRAT)
Komisioni i Vlerësimit pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve për pozicionin e “Drejtorit të Drejtorisë Vendore” publikoi listën me pikët e secilit kandidat, nga maksimalet deri tek ai me më pak pikë.
Listën e kryesonte Vilson Ilir Bala, aktualisht drejtor i Operacionales i cili pritet të marrë drejtimin e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë, emra që pritet të konfirmohen zyrtarisht janë Elidon Çela, ish-drejtues i AMP-së së Tiranës, të marrë detyrën në Berat, rikthehet Fatmir Lleshaj në Durrës, zv.drejtori i Tiranës, Luigj Vathi pritet të emërohet në Lezhë.
Elton Alushi, nga zv.drejtor pritet të marrë besimin për drejtimin e Vlorës. Ish-kandidati për drejtor të përgjithshëm, Altin Mena, pritet të emërohet në Elbasan. Ndërsa në Shkodër drejtimin pritet ta marrë Gentian Berberi.
Vilson Bala – DVP Tiranë
Elidon Çela – DVP Berat
Luigj Vathi – DVP Lezhë
Elton Alushi – DVP Vlorë
Altin Mena – DVP Elbasan
Fatmir Lleshaj – DVP Durrës
Gentian Berberi – DVP Shkodër
Aktualisht janë 15 kandidatë që kanë kaluar pragun e 70 pikëve, nga të cilët 6 janë emëruar tashmë. Pritet që të emërohen dhe 6 drejtuesit e tjerë në qarqet përkatëse.
Sipas policisë emërimi final do të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i cili do i emërojë zyrtarisht duke u bazuar në rezultatet e vlerësimit.