Avokati bën DËSHMINË TRONDITËSE: Berisha dërgoi një valixhe me para për t’i MBYLLUR GOJËN familjes që…

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Breaking” në “Top News” ishte avokati Idajet Beqiri. Avokati foli në lidhje me SPAK.

Kohët e fundit Prokuroria e Posaçme ka kryer shumë arrestime dhe ka “bllokuar” shumë emra me pozicione të larta në politikë si nga mazhoranca dhe nga opozita.

Një nga çështjet që SPAK ka hapur së fudi është edhe dosja e “21 janarit” ku janë thirrur shumë prej deputetëve për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me protestën e 21 janarit ku humbën jetën 4 prej protestuesve. Avokati Idajet Beqiri ka theksuar se Sali Berisha ka dërguar para në shtëpinë e një prej viktimave të protestës duke u munduar t’i blejë e të hedhi përgjegjësinë diku tjetër në mënyrë që familja e tyre të mbyllte çështjen.

“Pritet tani që do thirren vëllezerit e Hekuran Dedës, një gjë interesante nga deklarimet që do japin ata është që në shtëpinë e Hekuran Dedës ka derguar Sali Berisha shoferin e vet me valixhe me para dhe ka thënë në mbyllje të plagës për të ditur vrasësin e vëllait kemi sjellë fotografinë e vrasësit, për të hedhur përgjegjësinë diku tjetër, dhe pranoni Berishën të vijë të pijë kafe si dikush që nuk ka gisht. Ata kanë refuzuar. Por do vijë dhe shoferi i Berishës të japë deklaratën e tij. Është çështje që do mbarojë dhe unë pres qe çështja e Berishes të ndryshojë e të shkoje në burg pa afat.” tha avokati

Back to top button