Çlirimi i vendit festohet me kritika ndaj mendimit ndryshe, Gjinushi: Disa preferojnë më mirë fashizmin se çlirimin nga kom
Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, ka mbajtur një konferencë shkencore.
Ndërsa studiuesit janë të ndarë mbi luftën duke qenë se solli në pushtet komunistët, në fjalën e hapjes, kreu i Akademisë, Skënder Gjinushi, u tregua i ashpër ndaj atyre atyre që sipas tij, e shtrembërojnë të vërtetën.
“Gjithkush ka të drejtë të zgjedhë të mos festojë çlirimin se do preferonte më mirë fashizmin se çlirimin nga komunistët. Një tjetër kundërshistori, është ajo që e lidh këtë lëvizje çliruese e këta dëshmorë me një rend sundues 40-vjeçar, s’është veçse një përçudnim”, tha Gjinushi.
Studiuesi Mareglen Kasmi, ndërsa sheh problematikat e luftës, thotë se ardhja e komunistëve ishte a pashmangshme.
“Përkrah njëri-tjetrit, apo përballë njëri-tjetrit, në të gjitha vendet në qeverisje erdhën ato forca politike që bënë luftën, pra është e natyrshme sepse lufta ishte legjitimiteti”, tha Kasmi.
Gjatë luftës nacionalçlirimtare, Partia Komuniste dhe Balli Kombëtar u përplasën, pasi Komunistët dhe Enver Hoxha, shkelën marrëveshjen dhe nisën asgjësimin e Ballit kombëtar si luftë për pushtet, çka është pranuar tashmë edhe nga Paskal Milo.
Në konferencë, u lexua edhe studimi i Sonila Boçit, që u mor me modelet e dy fronteve, atij patriotik që nxiste Stalini dhe nacionalçlirimtar që nxiste Tito, e ndërsa kjo e dyta mori epërsi, varësia ndaj saj u shtua.