Do të parashikojmë përmbytjet, Balluku: Sistemi 35 milionë euro do të zbusë rreziqet klimaterike

Një sistem i veçantë për parandalimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore që kryesisht vijnë nga rreziqet klimaterike do të ndërtohet në vendin tonë. Qeveria shqiptare, gjermane dhe ajo zvicerane po vënë në dispozicion 35 milionë euro për të financuar modernizimin e infrastrukturës së nevojshme. Ky sistem pritet të siguroj të dhënat që i kanë munguar vendit në rast të fatkeqësive natyrore.

“Jemi pjesë e vendeve viktima ku ndryshimet klimatike bien pa mëshirë dhe pa dallim kush ka faj e kush nuk ka faj. Për të ndërtuar një sistem ku të dhënat klimatike dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm të bëhen mjetet tona më të fuqishme për të mbrojtur jetët dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Për shkak të pozicionit gjeografik është nga më të ekspozuarat ndaj rreziqeve klimatike. Shohim në media sesi përsëriten përmbytjet sesi ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe dëmet ekonomike. Mungesa e një sistemi modern të shërbimeve hidrometeorologjike ka nxjerrë në pah reformën e thellë në këtë sektor. Mjafton të kujtojmë në Spanjë çfarë ndodhi disa ditë më parë dhe mund të themi që Mesdheu është një nga zonat më të rrezikuara”, u shpreh Mirela Kumbaro.

Zv/kryeministrja Balluku shfaqi dobësitë dhe nevojat në territorin që goditet nga fatkeqësitë natyrore.

“Qeveria, bashkitë, prefekturat emergjencat civile nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike sepse prodhojmë 100% energji të rinovueshme, sepse fatkeqësisht kemi industri të pazhvilluar, por fakt është se nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike ekstreme që i shohim kudo, nuk kemi as aftësinë e mbrojtjes së izoluar të vendit tonë jokontributor”, deklaroi ministrja Belinda Balluku.

Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.1 miliardë lekë nga 993.5 milionë në 2023-shin dhe rreth 1 miliardë këtë vit. Po a mjaftojnë 41 milionë lekë më shumë për të menaxhuar përmbytjet?

“Ne këtë vit kemi bërë një buxhetim ndryshe në fondet e alokuara AKMC kemi bërë një tur me bashkitë për projekte për infrastrukturë parandaluese. Sot që flasim nuk kemi një mekanizëm të paralajmërimit të hershëm. Ky fond është alokuar se Shqipëria ka kapacitetet e urimeve njerëzore por ka nevojë edhe për sistemet”, deklaroi Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes.

Sipas Bankës Botërore Shqipëria këtë vit renditet një ndër vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimaterike.

/a.r

Back to top button