FOTOLAJM / U ekzekutua me disa plumba, ja si duket makina e djalit të ish-gjyqtarit pas atentatit

Makina në foto është e Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u ekzekutua pas nje atentati sapo doli nga një lokal për të hipur në automjetin e tij, pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor) në rrugën “Xhanfize Keko”.

Në foton e siguruar duket mjeti i vendosur në karroatrec nga policia, ndërsa dallohen në xhamin e derës së shoferit të paktën gjashtë shenja plumbi të përdorur në atentat.

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, dyshohet se është qëlluar me disa plumba dhe është transportuar në spital nga miqtë e tij për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Siç shihet edhe nga pamjet, viktima del nga lokali ku ishte nën shoqërinë e miqve të tij dhe futet në makinën tip G Class të parkuar tek stacioni i autobusëve.

Në atë moment, atentatorët i shkojnë paralel me Audi duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja.

/a.r

Back to top button