Ideja e krijimit të shtetit bektashi, Baba Mondi: Nuk ka asgjë konkrete, veç deklarata e Ramës!

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Mallakastër, Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, u shpreh se nuk ka asgjë konkrete për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri, përveç deklaratës së Kryeministrit.

“Nuk ka asgjë konkrete përveç asaj që ka deklaruar Kryeministri i Shqipërisë, dhe kur të ketë diçka të re, do të njoftoheni. Nuk kam ardhur për këtë punë këtu”, u shpreh ai, duke mos dhënë më shumë detaje mbi zhvillimet e mundshme të këtij projekti.

Ideja e një shteti Bektashi është bërë objekt diskutimi të gjerë, duke ngjallur interes publik dhe debat mes qytetarëve, politikanëve, dhe figurave publike.

Në thelb, kjo ide përfshin krijimin e një entiteti të pavarur të ngjashëm me modelin e Vatikanit, por me bazë myslimane dhe nën drejtimin e Kryegjushatës Botërore Bektashiane.

Back to top button