“Ka shumë gjëra për të cilat pendohem”/ Beleri flet për akuzat që rëndojnë mbi të: Kur isha në burg…

Fredi Beleri ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria LIVE”, ditën e sotme.

Ai ka folur për kauzat e ngritura ndaj tij në lidhje me masakrën e Peshkëpisë, për të cilat tha e janë akuza boshe, dhe se ai nuk është i përfshirë. Sa i përket arrestimit para zgjedhjeve të 14 majit, ai tha se ishte gjithçka e orekestruar nga kryeminsitri Edi Rama, sepse ai nuk donte që Beleri të zgjidhej kryebashkiak i Himarës.

“Ka shumë gjëra që çdo njeri pendohet. Por di të them që e shkuara ka kaluar. Unë nuk ankohem për akuzat për vrasje etj, sepse nuk janë të vërteta. Shqetësohem për gjëra të tjera, për mendime që kam dhënë më ekstreme se çfarë duhet. Unë nuk i besoj SPAK-ut fare, por ka një vendim të prerë që unë jam i pafajshëm për ato që akuzohem. Unë kam qenë në Qipro kur ndodhi ngjarja. Duket nga pasaporta ime, e dihet dhe nga këshilltarët që ishin me mua. E vetmja gjë që pendohem janë disa mendime dhe ide.

Çështja e 14 majit nuk ishte politike, nuk kishin asnjë foto, asnjë video, asnjë provë. Më shqetësonte çdo gjë për familjen time. Këtë video e ka bërë Edi Rama. Të gjithë e dinë që ndarja e pushteteve nuk ekziston. Këtu një njeri vendos për të gjitha. Kishte raste kur isha në burg, që e mësoja më parë unë kush ministër do shkarkohej. Nuk ndodh gjë në Shqipëri pa e ditur Rama.

Kur Rama ka ardhur në Himarë, pa që njerëzit nuk po i mblidheshin dhe e shtyu mitingun, aty kuptoi se do e humbte. Në zgjedhjet më parë, unë i humba zgjedhjet dhe i dhashë dorën z.Duro. Në 2023, u arrestova sepse Rama nuk donte që ta fitoja. Unë do vijoj betejën për pafajësinë. Nëse marrë të drejtën e Strasburgut, sigurisht që do garoj sërish për të qenë kryebashkiak i Himarës”,- tha Beleri.

Back to top button