Masakër në orët e vona, persona të armatosur hyjnë në lokal dhe qëllojnë të klientët, 10 të vrarë

10 persona u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një lokal nate në Meksikën qendrore.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 4 të dyshuar me armë automatike hynë në lokalin Los Cantaritos në qytetin e Queretaro dhe qëlluan këdo që i doli përpara, në aktin më të fundit të dhunës në luftën mes bandave rivale të kokainës.

Shtatë burra dhe tre gra u raportuan të vdekur dhe të paktën shtatë persona u plagosën, bën me dije policia.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe automjeti me të cilin udhëtonin është gjetur i djegur dhe i braktisur aty pranë.

Back to top button