“Në SPAK, gati dosja e Flamur Nokës! Tjetër kallëzim penal për Metën dhe Kryemadhin”

Avokati Idajet Beqiri thotë se është gati dosja e deputetit demokrat, Flamur Noka për t’u dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Beqiri u shpreh se ka provuar lidhje të Nokës me trafikun e kokainës.

Beqiri shtoi se do ketë sërish kallëzim penal për kreun e PL, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin.

“Është kalë i ngordhur, i kanë rënë dhëmbët. Gjykata tashmë, nuk tremb as sorrat më Saliu, por përpiqet me atë të vetën. Kush i shkon, i shkojnë 300-400 veta, i shkojnë ata që kanë punë me drejtësinë, që shumë shpejt do përgjigjen për grushtin e shtetit të 1998. Është dosje që po kopsitet dhe po i shkon SPAK. Në kallëzimet penale që kam bërë, unë i falenderoj qytetarët e këtij vendi, por edhe emigrantët, që më furnizojnë me materiale të jashtëzakonshme. Unë, tashmë kam në dorë plotësimin, ka filluar hetimi për dosjen e Flamur Nokës, për korrupsion. Ka të dhëna që ka bërë trafik kokaine, në Angli kam nxjerrë lidhjet e tij. Pastrim parash, por edhe krime të rënda, kundër integritetit të shtetit shqiptar, bashkëpunim me Fazlliçin. Kam një pallëzim penal, Meta, Kryemadhi, dy ministra, por edhe sekretari i një ministrie, aferë për 146 mijë hektarë tokë në Topojë të Fierit. Ata i kërkuan 5 milionë euro Ilir Meta me bandën e tij, ka disa vjet. Ja morën atij, nuk pranoi të paguaje, vuri në dijeni edhe ambasadën e vendit të vet, Norvegjisë. Ia dhanë pastaj tenderin Karimit të Bangaleshit për të bërë investimin”, theksoi ai.

/a.r

Back to top button