“Pasuritë e konfiskuara t’i marrë shteti”, Këlliçi ‘godet’ shtëpitë e Malltezit dhe vilat e

Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të hënë (25 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme. I ftuar në  emisionin “Ekspres“, Këlliçi bëri të ditur se në SPAK është thirrur nga prokurori i çështjes “5D”, në cilësinë si kallëzues për këtë dosje.

Ai kërkoi që pasurite e sekuestruara nga korrupsioni t’i kthehen shtetit. Nuk dihet nëse Këlliçi mendon njësoj për apartamentet e Jamarbër Malltezit dhe dy vilat e Fatime Kryemadhit që janë nën sekuestro.

“Pikë së pari përcaktimi i dëmit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit, në rastin e “5D“. Sekuestrimin e aseteve dhe pasurive në mënyrë të paligjshme nga titullarët e bashkisë së Tiranës dhe kthimin e tyre në buxhetin e shtetit. Kam kërkuar zbatimin e të gjitha veprimeve hetimore që kam kohë që i kam kërkuar në fakt. Kam kërkuar të pyetet shtetësja Ajona Bejko. Kam kërkuar të bëhet publik kush është lali Eri dhe të sqarohet për qytetarë? Plus disa çështje të tjera nuk mund t’i bëj publike pasi janë sekret hetimor”, tha ai.

Ai përsëriti se “SPAK ka të gjithë të drejtë të sekuestrojë asete e pasuri, t‘i konfiskojë ato dhe t’i ktheje në buxhetin e shtetit. Ka mundësi t’i verifikojë dhe në rast që janë fituar në mënyrë të paligjshme, sekuestrohen dhe kalojnë në buxhetin e shteti“.

/a.r

Back to top button