Scholz kundërshton ndryshimin e politikës gjermane të emigracionit

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka akuzuar opozitën e qendrës së djathtë të vendit për një qëndrim regresiv ndaj migracionit – një çështje e nxehtë që mund të ndikojë shumë në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

“Blloku opozitar CDU/CSU, i cili aktualisht kryeson ndaj Partisë Socialdemokrate (SPD) të kancelarit në sondazhe, po kërcënon të ndryshojë politikën aktuale pasi nuk dëshiron të pranojë realitetin”, tha sot Scholz në një konferencë të fushatës zgjedhore.

“Gjermania ka qenë prej kohësh një vend emigrimi”, u tha ai rreth 500 përfaqësuesve të SPD-së në selinë e partisë në Berlin, duke përmendur 25 milionë qytetarët e vendit që ishin emigrantë.

“Ne jemi të gjithë pjesë e Gjermanisë”, tha Scholz.

Megjithatë, sondazhet sugjerojnë se blloku konservator është i pozicionuar mirë për të dalë i pari në zgjedhjet parlamentare, duke gëzuar aktualisht mbështetjen e rreth një të tretës së elektoratit.

Pjesa më e madhe e mbështetjes së tij mund të vijë nga votuesit të cilët, ndërsa janë kundër niveleve aktuale të emigracionit, nuk janë të gatshëm të votojnë për Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë.

Vitin e kaluar në Gjermani janë regjistruar më shumë se 300 mijë kërkesa për azil.

Pas rënies së koalicionit qeverisës të qendrës së majtë të Gjermanisë në fillim të këtij muaji, zgjedhjet e parakohshme janë planifikuar më 23 shkurt, pas një votëbesimi në dhjetor.

Back to top button