Takimi i Ramës në Londër, flet edhe Fatmir Mediu: Ishte teatri më absurd. Kostot jo transparente
Teatër absurd e ka cilësuar, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e diasporës. Në studion e Ditarit me Erion Dushin në A2 CNN, ai akuzoi kreun e qeverisë si shkaktarin kryesor të largimit të afro 1 milion qytetarëve nga vendi që kur erdhi në pushtet.
“Kjo që bën Rama është teatri më absurd në jetën e shqiptarëve. Ua them me bindje se atje ka vajtur i gjithë shteti, vetëm për të mbushur sallën dhe për t’i krijuar atij një atmosferë festive pritjeje. Ata shqipatrë janë larguar nga ky vend nga pamundësia për të ndërtuar lumturinë e tyre në këtë vend, për shkak të pamundësisë së kësaj qeverie. Dhe më shumë se kaq në aventura të jashtëzakonshme janë larguar dhe nuk kanë asnjë prirje për t’u kthyer, se qeveria u ka krijuar një mur të madh duke krijuar parajsën e vet brenda këtij muri dhe varfërinë e pamundësinë njerëzve që janë jashtë këtij muri të rrethit qeverisës. Çfarë do t’u thuash shqiptarëve në Londër kur të kanë ikur nga 2013 afërsisht 1 milion shqiptarë? Shoqëria shqiptrae po plaket, nuk prodhon më për interesat e shqiptarëve. Ajo që po ndodh është protesta e njerëzve që nuk duan të jenë fasadë, që u thonë pushtetarëve; boll më me këtë tallje me shqiptarët. Nuk mund t’u flasësh për parajsën e punët e mira kur situata në Shqipëri i ka bërë të largohen”.
Sipas Mediut Rama ka përdorur mekanizmin e patronazhistëve për të marrë votën e diasporës, duke kërcënuar me largim nga vendi i punës.
“Nuk ka pasur këtë valë largimi masiv Shqipëri dhe ajo që ka bërë skandal kjo qeverisje në raport me shqiptarët është rikthimi i tyre dhe ai mund që kanë është nëpërmjet një deal-i që të rikthehen në Shqipëri, duke shkatërruar e ndërtuar një kalvar vuajtjesh e mundimesh. Rama premton çdo gjë, por në Shqipëri për fat të keq nuk kemi institucion që bën fact-check për të nxjerrë në pah karakterin e një politikani se çfarë ka premtuar dhe çfarë ka bërë. Ajo që premton Rama nuk ka vlerë për ta ai po përdorur mekanizma të tjerë të patronazhistëve. Administrata përcakton një numër 5-10 veta të afërm në diasporë që të votojnë për PS, përndryshe humbasin vendin e punës. Presion dhe intimidim i votuesve”.
Hije dyshimi për Mediun kanë edhe kostot e aktiviteteve të Ramës jashtë vendit, që sipas tij nuk janë transparente.
“Analiza e kostove të këtyre aktiviteteve kuptohet që nuk lozet me financat e PS. Nuk ka shqiptar e socialist që paguan kuotën e anëtarësisë për të bërë aktivitete PS. Burimet janë jo transparente. Përdorimi i parave të pista në ekonomi dhe kthimi në interesa ekonomike e politike për të fituar zgjedhjet”. (A2 Televizion)