Trajneri rumun kritikon “Dardanët” pasi refuzuan të dalin në fushë: E turpshme
Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu, ka kritikuar Kosovën pasi “Dardanët” kanë vendosur të mos dalin në fushë pas fyerjeve raciste nga tifozët rumunë.
“Ata ishin të turpshëm për shkak të sjelljes së tyre joprofesionale. Nuk kanë pasur arsye të protestojnë në këtë mënyrë. Ne jemi sportistë dhe bëjmë punën tonë në fushën e lojës.
Nuk kishte incidente gjatë ndeshjes, nuk ka pasur thirrje kundër tyre. Një sjellje e tillë është e papranueshme”, tha ai.
“Është e turpshme për të gjithë, një ndjenjë turpërimi ndaj tyre, si sportistë. Mund të shihet nga larg pse kanë dashur ta bëjnë këtë”, shtoi trajneri rumun.