VIDEO: Sot e sulmon, por ja si e mbronte Sali Berisha vite më parë kreun e SPAK, Altin Dumani
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili prej disa muajsh është në “arrest shtëpie” për aferën e Partizanit, është ndër personat që në konferencat e tij nuk kursen sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Mirëpo, ndryshe nga sot ku Berisha nuk i ndal kritikat e ashpra ndaj Dumanit, duke e akuzuar dhe për përndjekje politike ndaj tij dhe duke e vënë në shënjestër për rolin e tij në drejtimin e SPAK, në vitin 2016 e mbronte atë.
Në një intevistë në Ora News TV, Berisha theksonte se Dumani ishte detyruar të tërhiqej nga Task Forca kundër korrupsionit pasi u kërcënua, ndërsa fajësonte ish-kryeprokuroren Ina Rama se bllokoi totalisht luftën kundër korrupsionit.
Pjesë nga intervista në Ora News në 2016:
Pyetje: Jo nuk i lëmë sepse ju keni qenë në pushtete deri në 2013, ishte e pamundur ti vërtetonit këto që po thoni kur ishit në pushtet?
Berisha: Ndikim tek Ina Rama!? Besoj se jeni shumë e qartë se Ina Rama në bashkëpunim me të tjerë bënte gjithçka për të sabotuar dhe minuar pushtetin e Berishës. Ndër të tjera Ina Rama në një përpjekje titanike që bëra unë me amerikanët për të vendosur mekanizmin e luftës kundër korrupsionit, Task Forca e cila në vitet e para në raportet ndërkombëtar u tha se shkruajti historinë ata e detyruar Dumanin të tërhiqej me një kërcënim të cilin ai jua tha partnerëve, por Ina Rama e bllokoi totalisht luftën kundër korrupsionit.
Si Berisha e mbronte dikur kreun e SPAK, Altin Dumani pic.twitter.com/Yb2k4VjdJ9
— Gazeta Tema (@GazetaTema) November 25, 2024