Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur…(DETAJE)

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Nikolin Nika, 42 vjeç, që ndodhi më 24 Nëntor në Bettola, Itali. Nika, me origjinë nga Shkodra, u gjet i vdekur me tre plagë në qafë, para një lokali në “Viale Delle Vittoria”. Ai jetonte prej vitesh në këtë qytet italian dhe la pas gruan dhe dy fëmijët e mitur.

Pas ngjarjes, policia italiane ka arrestuar një 62-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet si autori i vrasjes. I dyshuari u kap në banesën e tij, afër vendit të krimit. Ai gjithashtu kishte pësuar disa lëndime në fytyrë dhe krahë, duke sugjeruar një përleshje mes tij dhe viktimës para krimit.

Hetuesit dyshojnë se sherri ka nisur në lokal, por ende nuk është e qartë dinamika e ngjarjes. Policia ka konfiskuar kamerat e sigurisë në zonë dhe është duke kryer kontrolla në lokal për të gjetur prova shtesë, si dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Pavarësisht se arma e krimit, një kaçavidë, nuk është gjetur ende, hetuesit janë angazhuar për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

I dyshuari, pas marrjes në pyetje, ka mohuar akuzat dhe është dërguar në burg për vrasje me dashje.

Back to top button