“Rama s’është…!”/ Ka takuar alienët dhe tregon planin e frikshëm që na pret! Habit me deklaratën e saj studiuesja: Ju tregoj si janë ato

Pranvera Xhafa është një studiuese e shkencave okulte e cila shpesh ka rrëfyer në media teoritë e saj përsa i përket botës ku jetojmë, dhe kush ka pushtetin e botës, apo ndoshta dhe praninë e jashtëtokësorëve. E ftuar në ‘Abc e Pasdites’, Pranvera tha se “të gjithë jemi nga një tjetër planet. Bashkimi ynë gjenetik është pjesë e disa pjesëzave të tjera që janë shumë më të avancuara se ne.”

“Jashtëtokësorët nuk janë ata që na nxjerrin nëpër filma, ata të këqinjt me të cilët na kanë parapërgatitur që të kemi frikë. Nga Hollywood, nga ato qenie që kanë qenë më përpara këtu, kanë pushtuar botën dhe e zotërojnë prej 200 vitesh prandaj bota është sot edhe në më shumë errësirë. Gjithçka që rrotullohet rreth nesh, është një lloj hipnoze në të cilën ne jemi gjatë gjithë kohës.” – tha studiuesja, e cila shpjegoi se kjo është edhe arsyeja pse ajo po rrëfen të vërteta e saj pas kaq shumë kohësh studimi dhe heshtjeje.

“Nuk jam vetëm unë, të gjithë të tjerët kanë mënyra komunikimi me ta. Janë lucid dreams, apo mesazhe që i vijnë përgjatë ditës në një moment të caktuar. Si të mirët edhe të këqinjt janë këtu gjatë gjithë kohës.”

E teksa diskutonte me moderatorin Ermal Peçin, ky i fundit e pyeti mbi rëndësinë e kësaj dijeje dhe se për çfarë po përpiqet Xhafa të paralajmëroj njerëzit se do të ndodh në të ardhmen.

“Ekuilibri është prishur, mbizotëron e keqja. Qeveritë kanë krijuar një aleancë me pushtetin e errët dhe duan ta mbajnë siç ka qenë njerëzimi, si ide edhe evoluimi. Stimulimet nga bazat janë stimulime holografike dhe të matrixit, që është i rrethuar komplet qielli, nga këto hologramë.“ – theksoi studiuesja, duke e cilësuar këtë planin e organizuar nga tokësorët.

“Gradualisht do të vijnë me kohën. Parapërgatitja për sulmin alien holografik që nuk është real është ajo që i bëhet njerëzimit që të kenë frikë. Që të mos kontaktojnë kur të vijnë ata realët. Sepse nëse kontakton me një real, ti do të kuptosh se çfarë lloj burgu ke jetuar dhe se çfarë ke bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Njerëzit mendojnë se do të vijnë me anije kozmike dhe do të na sulmojnë, por ne jemi në burg… njerëzit nuk po binden më me luftën, pandeminë dhe këto gjëra. Do të shohim disqe apo sulme holografike, iluzione optike por dhe probleme të vërteta që njeriu t’i besoj.”

Një tjetër deklaratë tronditëse e studiueses Xhafa ishte dhe teoria se ka njerëz në Tiranë që kanë takime të përditshme që marrin direktiva prej këtyre qënieve të pa konceptueshme për syrin e njeriut.

“Kanë takuar alienë, të gjithë krerët e shtetëve nuk janë rastësisht aty ku janë. Përzgjidhen nga dikush tjetër që ka kontakt, jo të gjithë kanë kontakt me ta. Ne kemi ndikim nga alienët por jo të udhëhequr. Jo, [Edi Rama nuk është një alien.”/Marre nga: abcnews.al

Back to top button