“Ju lutem mi ktheni”/ Turisti polak pëson aksident në Elbasan, banorët e zonës i vjedhin pjesët e makinës

Para pak kohësh një turist polak pësoi aksident në fshatin Funar të Elbasanit. Ai shpëtoi për mrekulli, ndërsa mjeti ra në greminë.

Polaku e ka lënë makinën dhe është larguar për t’u kthyer sërish, por më vonë ka konstatuar se shumë pjesë të makinës së tij ishin vjedhur. Vjedhja është bërë nga banorët e zonës.

Polaku kërkon që ato të mos shiten, por të kthehen sërish tek ai pasi janë të veçanta, të prodhuara nga një kompani polake. Gjithashtu, kërkon që të bllokohet edhe shitja e tyre.

Polaku shkruan:

Hello I am an offroad tourist from Poland and I came to Albania for a mountain trip, my car had an accident and we fell into the abyss. the car ëas in the mountains overnight and was robbed of a lot of private property and a lot of custom parts from the engine and suspension. The off-road group from tirana helped me a lot in extracting the car and noë I am asking you to share this post in order to block the sale of my stolen parts because I would like to recover them. The parts in my car are made by a Polish company and each has a logo. I really like it in your country and would like to come back here every year. Michal Jakubowski +355694819546.

Përshendetje. Jam një turist nga Polonia dhe erdha në Shqipëri për një udhëtim malor. Makina ime u aksidentua dhe ramë në humnerë. Makina ka qëndruar në mal gjatë natës dhe i janë grabitur shumë pjesë nga motori, por jo vetëm. Për nxjerrjen e makinës më ka ndihmuar shumë grupi i fuoristradës nga Tirana dhe tani po ju lutem ta shpërndani këtë postim për të bllokuar shitjen e pjesëve të vjedhura sepse do të doja t’i merrja sërish. Pjesët në makinën time janë bërë nga një kompani polake dhe secila ka një logo. Më pëlqen shumë vendi juaj dhe do të doja të kthehesha këtu çdo vit.

Back to top button