Dalin pamjet/ Momenti kur shoqja e dy viktimave ukrainase shoqërohet nga policia

Ngjarja e rëndë e zbuluar pak orë më parë nga policia, ku 2 vajza ukrainase i kishin dhënë fund jetës së tyre duke konsumuar “Xanax”, ka tronditur mbarë opinionin publik. Viktimat u gjetën të pajeta në apartament nga shoqja e tyre, e cila menjëherë ka njoftuar policinë.

Në pamjet e përcjella nga News Bomb, jepet momenti i shoqërimit nga uniformat blu i shoqes së viktimave, e cila shfaqet shumë e tronditur.

Dalin pamjet/ Momenti kur shoqja e dy viktimave ukrainase shoqërohet nga

Ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur arsyet që i kanë dërguar vajzat që të marrin këtë vendim për ti dhënë fund jetës.

Viktimat të identifikuara si Antonina Kozachenko (25 vjeç) dhe Anastasia Lopukhova (40 vjeç), të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e sotme në banesën e marrë me qira ditore dyshohet se punonin si punonjëse seksi (eskorta).

Sipas burimeve mediatike ka dyshimeve të arsyetuara se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova ushtronin këtë veprimtari të paligjshme në vendin tonë. Në banesën e marrë me qira jetonin 3 vajza, dy vajzat e vdekura kanë ardhur të shtunën e ndërsa vajza tjetër kishte 1 muaj në Tiranë.

Dalin pamjet/ Momenti kur shoqja e dy viktimave ukrainase shoqërohet nga
Back to top button