Protesta e opozitës/ Tedi Blushi përshëndet Metën nga burgu: Është koha e aksionit! I bëj thirrje horrave…

Gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Blushi, mbajti një fjalim të ashpër në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Ai e cilësoi arrestimin si një akt të motivuar politik, duke theksuar se është bërë “pa fakte, prova dhe dëshmi”.

Blushi theksoi se ky akt është një tregues i kalimit të vijave të kuqe në reformën në drejtësi dhe e akuzoi Edi Ramën si udhëheqës të këtyre arrestimeve politike. Ai e cilësoi arrestimin e Metës si një “rrëmbim” nga një “bandë terroriste”, duke kërkuar organizim dhe aksion nga mbështetësit e opozitës.

“Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg Metën, mos na provokoni”, u shpreh Blushi, duke iu drejtuar ata që ai i konsideron si armiq të vendit.

Protestat vazhdojnë të shërbejnë si një platformë për opozitën për të shprehur shqetësimet e saj për situatën politike dhe për të mobilizuar mbështetje për çështjet që ata i konsiderojnë si shkelje të të drejtave dhe lirisë politike.

Back to top button