“Harxhonin 12 mijë euro në hotelet e Beyonce-s” / Akuzat ndaj çiftit Meta-Kryemadhi

Endrit Shabani i ftuar në Shqipëria Live në Top Channel foli për arrestimin e Ilir Metës dhe zbardhjen e dosjes së SPAK.

“Dua të merrem me dosjen me aq sa ka qarkulluar në media sepse mendoj se është çështje sa përballë drejtësisë do bëhet një gjyq penal, ndërkohë Meta dhe Kryemadhi janë politikanë dhe ne na duhet të bëjmë një debat publik politik.

Po lexoja dosjen dhe ndjenja një indinjatë të madhe me padrejtësinë që ndodh në vend. Një person duhet të jetojë dy jetë për të blerë një shtëpi. Dhe vjen ky gjithë jetën me kostum dhe ka pasuri gjithandej.

Si mund të qëndrojë me 12 mijë euro në një nga hotelet më të shtrenjta të Parisit për të parë Beyonce-n. 12 mijë euro është qirja e dy viteve për një çift të ri. SPAK ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të na treguar të gjithë sistemin. Pasurohen këta dhe varfërohet i gjithë populli. SPAK po bën një punë për të çmontuar të gjithë këtë sistem të ndërtuar prej 30 vitesh, » tha Shabani.

Back to top button