“Me Besjanin kam një djalë…”/ U akuzua se ndihmonte për pastrim parash dy vëllezër! Ja çfarë DEKLAROI në SPAK ish-drejtoresha e Kadastrës

SPAK ka përfunduar hetimet për Rajmonda Dashin, ish drejtoreshën e Kadastrës, e cila akuzohet për pastrim parash lidhur me aktivitetet kriminale të vëllezërve Besjan dhe Leonard Ramaj, të cilët jetonin në Belgjikë.

Hetimet zbuluan se Dashi, në bashkëpunim me administratorin e kompanisë Ledio 04, Ardjan Malasi, ka ndihmuar vëllezërit të pastronin para përmes blerjes së pasurive të paluajtshme.

, “Me Besjanin kam një djalë…”/ U akuzua se ndihmonte për pastrim parash dy vëllezër! Ja çfarë DEKLAROI në SPAK ish-drejtoresha e Kadastrës

Magazina si ‘shtëpi bari’ plot me DROGË në Korçë! ZBULOHEN emrat e të arrestuarve

Dosja për Dashi, Ramajt dhe Malasin është dorëzuar në Gjykatën e Posaçme, GJKKO.

Gjatë seancës së fundit në SPAK, Rajmonda Dashi pranoi se kishte njohje me Besjan Ramajn, me të cilin kishte pasur një raport intim dhe një djalë, të cilit ai nuk i ka njohur atësinë. Dashi insistoi se kjo ishte e vetmja lidhje e saj me vëllezërit.

Nga ana tjetër, Ardjan Malasi e mohoi akuzën për pastrim parash, megjithatë pranoi se kishte blerë një apartament nga Ramajt, të cilin ia shiti Rajmonda Dashit.

Back to top button