ATENTATI me 4 viktima në Shkodër, shpërthen eksperti: Objektiv mund të ketë qenë…

Eksperti i çështjeve të sigurisë Fatjon Softa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ku ka folur për ngjarjen e cila tronditi të gjithë Shqipërinë, masakrën e Dobraçit.

Eksperti e ka cilësuar ngjarjen si një sulm terrorist, më shumë, për shkak se një grup doli në qytet dhe masakroi dy të rinj dhe të tjerë të pafajshëm.

Gjatë atentatit ku mbeti i vdekur shënjestra Hamza Liçi dhe Arlind Bushati u vranë dhe një çift kalimtarësh të cilët ishin të pafajshëm në të gjithë ngjarjen. Sipas raportimeve ngjarja ndodhi për arsye hamarrjeje, dhe çështja ka kaluar tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme.

“Kjo është një masakër. Mendoj për tiu shmangur gjykimit SPAK është më mirë sesa prokuroria lokale për çështjen. Më shumë janë elemente ligjorë kur janë elemente kriminale ose ta quaj ndryshe terrorise sepse të qëllosh në mes të qytetit është terrorizëm. Ka patur një objektiv por vrasja mori dhe jetë të pafajshme. Nëse shikojmë dy personat në makinë dhe një person i tretë i dyshuar të gjithë janë objektiva. Ligji që të paktën lidhet si gjakmarrje Ibrahim Liçi është person në kërkim i akuzuar për vrasje mund të jetë hakmarrje ose gjakmarrje nëse flasim për person të tretë rëndohet gjendja” tha eksperti.

Back to top button