Ibsen Elezi “shpërthen” ndaj Ylli Manjanit: Maskara, ministër i Metës që tallet me bukën e popullit!
Demokrati Ibsen Elezi ka shpërthyer në kritika të forta ndaj ish-ministrit Ylli Manjani.
Ky i fundit pak javë më parë ofendoi qytetarët, duke deklaruar se e kanë mendjen vetëm te buka dhe nuk mendojnë për alternativë qeverisëse.
Sipas tij, e kanë vetë ata fajin që Rama rri në pushtet. Por Eelezi nuk është kursyer, duke e cilësuar Manjanin si një maskara. Sipas tij, si ka gojë të flasë ai që ka qenë ministër i Ramës.
“E ke parë ti një ministër i Metës, Manjanin, del e thotë populli, buka, buka, buka. Por jo mo maskara, populli te buka e ka mendjen se do të mbijetojë. Nuk mund t’i flasësh popullit që e siguron jetesën me vështirësi, ti që ke qen ministër i Ramës dhe një ndër at që ke ngrit sistemin. Nuk mund t’i flasësh popullit me këtë gjuhë. Nuk e ka fajin populli që ndërtohen elitat, e kanë vetë elitat. Se elita janë ato që vetëofrohen si alternativa. Kaq të paskrupuj janë. Ku edi jë murtor, një çoban, atij duhet t’ja tregosh shumë thjeshtë”, tha ai në “Dritare TV”.