Rama “blindon” mandatin e katërt! Berisha…/ Ja si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, 14 nëntor, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt.
Sipas të dhënave në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 49.5% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit do të konfirmonin në krye të qeverisë sërish kryeministrin Edi Rama. Një rënie me vetëm 0.8% krahasuar me sondazhin e muajit tetor, kur 50.3% do të votëbesonin PS.
Ndërkohë, forcë e dytë do të renditej Partia Demokratike me në krye Sali Berishën në arrest shtëpiak. 32.4% do të votonin për PD, një rritje me 2.2% krahasuar me rezultatet e tetorit, kur 30.2% do votonin për Berishën.
14% do të votëbesonin partitë e reja, një rënie me 0.5% krahasuar me muajin tetor. Ndërkohë, 4.1% do të votonin për parti të tjera të vjetra, rënie me 0.9% me një muaj më parë.
Ndalur vetëm tek zgjedhësit në diasporë, 51.8% do zgjidhnin PS për një mandat të katërt, 30.8% PD, 14.9% parti të reja, 2.5% parti të tjera të vjetra. Ndërkohë, edhe te anketuarit në Shqipëri mandatin e katërt do ia besonin sërish Ramës, me 48.5% të votave, 33.1% PD, 13.6% parti të reja dhe 4.8% parti të tjera të vjetra.