Një nga vrasjet më të mistershme! Prokuroria e Tiranës urdhëron kryerjen e eksperimentit hetimor për ekzekutimin e Eduart Reçit
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar kryerjen e eksperimentit hetimor për vrasjen e Eduart Recit, 52 vjeç, krim i ndodhur në Tiranë një ditë më parë, bëjnë me dije burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha.
Ky vendim që i është deleguar grupit të hetimit në polici është marrë mbasi nuk është përcaktuar ende vendi se ku qëndronte qitësi, i cili qëlloi me armë zjarri në Koke Reçin. Por nuk është gjetur as gëzhoja dhe nuk dihet ende se me çfarë lloj arme u godit nga distanca i ndjeri.
Reçi u qellua në kokë dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa mbeten të paqarta shumë elementë të kryerjes së këtij krimi e natyrisht edhe pistat si dhe autorët. Dyshimet e ekspertëve janë të shumta, ku përfshihet edhe ajo e përdorimit të një pushke sportive.