“Aty jetojnë politikanë”/ Kokaina tek “Kodra e Diellit”, gazetari: Ja pse trafikantët zgjodhën këtë zonë
Në “Shqipëria LIVE” u diskutua sot në lidhje me operacionin e SPAK, që çoi në zbulimin e një rrejti të mirëfilltë të përpunimit dhe trafikut të kokainës në vendin tonë.
Gazetari Igli Çelmeta ka dhënë detaje për laboratori ne gjetur në zonën e “Kodrës së Diellit”, duke thënë se ishte zgjedhur kjo zonë qëllimisht. Sipas tij, ajo është zonë e pasur ku jetojnë edhe disa politikën dhe ku policia rrallë herë bën kontrolle.
“Zona ku u gjet banesa është një zonë, mund të thuash, e pasur, pasi aty jetojnë persona të pasur, apo dhe personazhe të njohur, mes tyre dhe disa politikanë. Kjo zonë është zgjedhur me qëllim për të mos rënë në sy.
Është një zonë e sigurt, e rrethuar me kamera sigurie dhe ku policia rrallë herë bëjnë kontrolle. Brenda banesës janë gjetur solucionet dhe mjetet e nevojshme për përpunimin e kokainës, po ashtu edhe 800 kg kokainë.”– tha gazetari.