“Ne e pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë”/ Vrasja e 14-vjeçarit, dëshmitarja: Po të ishte polici nuk do ndodhte
Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë, afër shkollës “Fan Noli”.
Një nga dëshmitaret tregon se e panë ngjarjen, por nuk ndërhyu. Ajo tregon se është mjaftuar me ndërhyrjen e të tjerëve, ndërsa shprehet se nëse do të kishte një roje te dera e shkollës ngjarja do të ishte parandaluar.
“E pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë. Ndërhynë ca të tjerë, ça do ndërhynim më? Jam e mërzitur dhe e stresuar. Po më bie të fikët për vete. Po të ishte polici te dera e shkollës nuk do kishte ndodhur ngjarja, më vjen keq, nuk e di çfarë të them.
Po të ishte ai, po të kishte një mësuese ia kishte dhënë ndihmën e shpejtë. Ambulanca atje ishte. Një doktor a ka atje apo s’ka doktor?”, u shpreh dëshmitarja.