Vrasja e 14-vjeçarit/ “Jemi për faqe të zezë”, Bamir Topi: Këtu ndodhin 3-4 ngjarje në ditë, disa nuk ekspozohen fare
Ish-presidenti Bamir Topi foli për ngjarjen që tronditi vendin, ku një 14-vjeçar u vra me thikë.
Topi e quajti ngjarjen si nga më të rëndat dhe të dhimbshmet, ndërsa këshilloi që duhet të bëhen më shumë emisione dhe të flasim për edukimin e brezit të ri.
Ai e cilësoi daljen publike të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme si irrituese, ndërsa theksoi se kryeministri duhet të kishte kërkuar ndjesë.
“Një ngjarje që në kuadrin e shumë të tjerave që ndodhin në Shqipëri ndoshta ka qenë më e dhimbshmja. Të gjitha ngjarjet me humbje jete janë tragjike, por kjo ishte në specifikën e vet shumë e dhimbshme. Mjerë ai që iku aq i vogël , mjerë familja që po përjeton këtë histori.
Duhet emisione për të folur se ku po lëviz brezi i ri. Sa herë tentojmë ta minimizojmë një ngjarje që ndodh, themi është në kontekstin global. Sipas INSTAT kemi përfunduar në 2 milionë e 400 mijë njerëz. Pjesa kryesore jeton në 100 kilometra katrorë. Qeveritë janë kujdesur të jenë në rregulluar me premtimin për të garantuar hyrjet dhe daljet nga shkolla, por gjërat ndodhin.
Këtu ndodhin 3-4 ngjarje në ditë, disa nuk ekspozohen fare. Jemi për faqe të zezë për hir së vërtetës. Dëgjova kryeministrin, ky është paraekselancë njeriu vajtues i postmortun më i shquar që kemi ne.
Pasi ndodh histori ky thotë se çdo bëjë në 20 muajsh të ardhshëm dhe nuk e fillon me një ndjesë të madhe. Këto dalje janë irrituese. Është vajtuesi postmortum me një masë të madhe hipokrizie. Nuk do kisha folur kështu nëse nuk do kishte humbur jetën 14-vjeçari.
Kaq shpejt kemi dalur nga tradita jonë? Problemi i madh ndodh jo në ato niveli ku ndodh krimi, po aty ku ushqehet krimi. Krimi ushqehet nëpërmjet kësaj politike”, u shpreh ish-presidenti në ‘Shqipëria Live’ në TCH.