Rruga në Filadelfia emërtohet “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”
Një rrugë në Filadelfia, SHBA, mban tashmë emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet për Parlamentin, Taulant Balla.
“Moment krenarie për shqiptarët në Filadelfia me vendosjen e emrit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në një nga rrugët e këtij qyteti. Mirënjohje shoqatës “Bijtë e shqipes” për këmbënguljen dhe gjithçka bëjnë çdo ditë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale.
Kjo është rruga e tretë në SHBA që mban emrin e Skënderbeut.