Panik në aeroport, përfshihet nga flakët avioni me pasagjerë
Pasagjerët e një avioni rus kanë kaluar momente të tmerrshme në Antalia të Turqisë, kur mjeti fluturues u përfshi nga flakët.
Zjarri u shfaq në motor teksa avioni po ulej në pistë, teksa ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë në kohë të 79 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.
Avioni udhëtonte nga Soçi në Antalia, ndërkohë që një hetim ka nisur për shkaqet e zjarrit në motor.
Pista e aeroportit të Antalias u mbyll përkohësisht për shkak të këtij incidenti dhe shumë fluturime u devijuan në aeroporte të tjera.