Nard Ndoka: Unë e futa në punë Bajram Begajn, po tani jam i zhgënjyer prej tij

Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, ishte i ftuar në Ditarin e mesditës nga Denisa Pasholli në A2 CNN nga ku ndër të tjera foli edhe për letrën e dërguar te Presidenti Bajram Begaj.

Ndoka theksoi se e ka mbështetur Begajn që në fillim, por thekson se ka mbetur totalisht i zhgënjyer, pasi sipas tij, është kthyer në një noter të kryeministrisë.

“Unë e kam mbështetur zgjedhjen e Begajt që në orët e para. Unë e kam njohur personalisht për vetitë e tij menaxhuese. Në kohën kur kam qenë ministër i Shëndetësisë i kam besuar një detyrë të rëndësishme në QSUT. Megjithatë, ky jo vetëm nuk arriti të kishte një rol mbi palët, ky ra fare mbi palët. Është një njeri që i shërben sy mbyllur qeverisë, duke humbur totalisht besimin e opozitës. Unë i dërgova një letër, më tepër me sarkazëm, për t’i kujtuar mikut tim të vjetër që ka bërë gabime, ka humbur besueshmërinë, institucionin e Presidentit po e kthen në një zyrë noterie të Kryeministrit. Edhe në këtë proces, nëse marrim datën e zgjedhjeve, këtij ja ka përcaktuar datën e zgjedhjeve Taulant Balla, kur i shkau goja”, tha Ndoka.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Noka thekson se opozita nuk është aspak dakord për datën 11 maj. “Data 11 maj është shqetësuese për ne pasi është një agjendë që Rama e ka vendosur. Ky përpiqet që një event format të europianëve. Ramës i janë zëruar edhe argumentet dhe është bërë një problem shumë i madh për politikën shqiptarë. Edhe turi që ai po bën në diaspor është në shkelje të ligjit”, tha Ndoka.

Sa i përket mosbindjes civile, Ndoka u shpreh se do të ketë paralizim të Tiranës për sensibilizim.

“Sa erdha nga takimi i kryetarëve të partive politike opozitare, i cili është një institucion i ngritur për menaxhimin e kësaj situate. Nesër do të ndodhë një paralizë totale, e cila është për sensibilizim, jo për të paralizuar jetën e kryeqytetit, por të treguar se këtu ka një problem madhor. Kemi një kryeministër që shkel ligjin dhe ka kapur të gjitha pushtetet dhe nuk mund t’ia besojmë organizimin e zgjedhjeve. Ai është kapur në krim zgjedhor dhe nuk është hetuar nga drejtësia”, tha Ndoka.

/a.r

Back to top button