Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë! Çfarë pritet të ndodhë në seancën plenare
Sot (25 nëntor) do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Kuvendit, seanca pritet të nisë në orën 17:00.
Sot do të zhvillohet seanca e posaçme ku do të mbajë fjalën përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, znj. Markéta Pekarová Adamová.
Mbetet për tu parë nëse seanca do të zhvillohet në kushte normale, apo jo, pasi kohët e fundit opozita ka krijuar tensione në Kuvend.
Javën e kaluar u miratua me votat e Partisë Socialiste buxheti i 2025.
/a.r