Tirana vishet kuqezi në prag të Festës së Pavarësisë, nesër parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO)
Tirana është veshur me ngjyrat kuqezi në prag të Festës së Pavarësisë. Flamuj kombëtar janë vendosur në anët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombëtar” e kuqezi janë veshur edhe institucionet kryesore në vend.
Për të dytin vit, në kryeqytet do të mbahet parada e Shqiptarëve, një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare.
Parada do të nisë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe do të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”. Fillimisht festën do ta hapin shqiptarët e New York dhe do ta mbyllin ato të Tiranës.