Vrasja në Ndroq, policia i gjen pistoletë edhe viktimës! Asnjë gjurmë nga Julin Gjoshi

Policia po vijon hetimet intensive pas vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja pasditen e sotme në Ndroq. Autor i dyshuar i ngjarjes është Julian Gjoshi, i cili u largua pas krimit me një makinë tip “Benz”.

Vision Plus mëson se edhe viktima, Alfred Dedja ka pasur pistoletë.  Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal rreth orës 15:30.

Dyshohet se shkak është bërë prishja e pazareve të drogës.

Ndërsa autori i dyshuar, Julian Gjoshi është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2021 për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu Gjoshi, nga Shijaku, rezulton kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.

Ndëra Vizion Plus mëson se viktima Alfred Dedja disa vite më parë ka qenë menaxher te “Golden Resort”, i cili është në pronësi të Altin Hajrit.

Emri i Hajrit del edhe në dosjen e ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.

Hajri i ka kërkuar Jurgis Çyrbjas të ndërhynte për ta liruar kunatin e tij Julian Gjoshi, pas arrestimit në vitin 2021.

Ndaj Gjoshit u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpise” dhe më pas u dënua me shërbim prove.

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja është vënë në pranga, ndërsa SPAK ka zbardhur më herët dhe akuzat ndaj tij.

SPAK ka njoftur zyrtarisht se ish ligjvënësi ka qenë përdorues i aplikacioneve SKY dhe ka ndihmuar grupet kriminale me informacion.

Hetuesit kane arritur në përfundimin se nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se funksionarë publik të paidentifikuar kanë nxjerrë sekrete shtetërore në shtatë raste.

Prokuroria njofton se për vënien në dijeni të personave në kërkim ish- deputeti është angazhuar personalisht ose përmes personit tjetër të arrestuar, Ahmet Masha, kunati i vëllait te tij.

Nga aplikacioni është zbardhur se ai ka ndihmuar pronarin e kompleksit, “Golden”, Altin Hajri të fshihet nga autoritetet kur po kërkohej për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Nga ana e tij Altin Hajri në këmbim të favoreve i ka ofruar Çyrbjas mbështetje dhe vota kur kandidonte për deputet në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Mbrëmjen e 20 tetorit ish- deputeti u prangos me urdhër të prokurorisë antikorrupsion. Bashkë më të u arrestua edhe Ahmet Masha ndërsa u shpall në kërkim për të dytën herë edhe Altin Hajri. Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar pesë telefona celularë; një hard disk i jashtëm; një pajisje regjistrimi në formë pakete para dhe dokumente pronësie.

Ndaj te arrestureve rëndojnë tri akuza, korrupsion aktiv e pasiv, tregimi i sekretit shtetëror dhe përkrahja e autorit të krimit.

/a.r

Back to top button