U qëllua sot me dy plumba, ky është 50-vjeçari që mbeti i vrarë në Ndroq

Ky është 50 vjeçari Alfred Dedja që u ekzekutua me armë zjarri këtë të diel brenda një lokali në zonën e Ndroqit në Tiranë.

Në kërkim, si autor i dyshuar i krimit është shpallur Julian Gjoshi, 27 vjeç nga Shijaku.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Pasi ka kryer vrasjen, autori 27 vjeçar është larguar me një automjet tip Benz ngjyrë të zezë.

Gjoshi rezulton se është kunati i Altin Hajrit pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në Janar 2020.

/a.r

Back to top button