Nga ku nis dhe ku mbaron deti Jon?

, Nga ku nis dhe ku mbaron deti Jon?

I/E nderuar lexues!Deti Jon është një pjesë e Detit Mesdhe në jug të Kanalit të Otrantos dhe Detit Adriatik. Në lindje kufizohet nga Shqipëria jugore dhe Greqia perendimore me një sërë ishujsh si Korfuzi, Zákynthos, Qefallonia, Itaka dhe Leukas, kurse në perëndim kufizohet nga brigjet e Siçilisë dhe Italisë jugore. Midis Apulies dhe Kalabrisë gjendet Gjiri i Tarentit. Deti Jon, është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është i njohur për erërat e tij të qeta. Ai është deri në 4206 metra i thellë. Në detin Jon derdhen Lumi Kalama dhe Lumi i Artës që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button