Libri i dytë në gjuhën shqipe është shkruar në gegërisht e toskërisht
Me datën 20 mars, Lekë Matranga përfundoi në toskërisht “E mbsuame e krështerë’, versioni i punimit të parë në gegërisht me titull ‘Doktrinë e Krishterë’. Pra, më 20 mars 1592, në Piana dei Greci (fshatin e Arbëreshëve) mbi Palermo të Siçilisë, prifti arbëresh, papas Lekë Matrënga (150-1619) e përfundoi ‘E mbsuame e krështerë’, ‘Doktrinën e Krishterë’, veprën e dytë të shqipes së shkruar, pas ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut.
Vepra ka vetëm 28 faqe, e është me rëndësi historike e letrare, jo vetëm si botimi i dytë më i vjetër i letërsisë shqiptare, por edhe si vepër e parë e shkruar në toskërishte nga një arbëresh.
‘E mbsuame e krështerë’, që përmban doktrinën e krishterë, shkruar në dialektin toskë nga papas Lukë Matrënga, është pra një Katekizëm prej njëzetetetë faqesh, përkthim i veprës së jezuitit spanjoll, Atë Dr. Jakob Ledesma (1516-1575), shkruar latinisht.
Kopja e përkthimit shqip në dorëshkrim, ka ardhur deri në ditët tona në tri variante të ndryshme, i pari nga të cilët me sa duket me shkrimin e vetë Lukë Matrëngës, nxënës i Kolegjit Grek (Arbëreshë) në Romë, është kataloguar nën Codex Barberini Latini 3454 në Bibliotekën e Vatikanit.
Një variant tjetër i botuar, nga i cili ka shpëtuar vetëm një kopje, është ai i shtypur në Romë nga Guglielmo Facciotto ‘me lejen e të parëve’ më 1592, që u zbulua nga Mario Rok (Mario Roques).
Nga një tjetër dorëshkrim është botuar një edicion i Doktrinës me shënime të Prof. M. La Piana në revistën ‘Roma e l’Oriente’ më 1912.
Po kujtojmë titullin e plotë i botimit: “Embsuame e chraesterae. Baeaera per tae Vrtaenae Atae Ladesmae sciochiaeriet Iesusit. E prierrae laetireiet mbae gluchae tae arbaeresciae paer Lecae Matraengnae. Imbsuam i Cullegit Graec tae Romaesae. Dottrina Christiana. Composta dal Reuerendo P. Dottor Ledesma della Compagnia di Giesù. Tradotta di lingua Italiana nell’Albanese per Luca Matranga alumno del Collegio Greco in Roma”. (Doktrina e krishterë. Bërë nga i urti Atë Ledesma i Shoqatës së Jezusit. Përkthyer nga italishtja në gjuhën arbëreshe nga Lekë Matrënga, student i Kolegjit Grek të Romës.)
Vepra e Lukë Matrëngës përmban një hyrje në gjuhën italiane, një vjershë me tetë vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar në shqip, si dhe katekizmin në formën e dialogut ndërmjet priftit e besimtarit që përgatitet për t’i marrë sakramentet e shenjta. Kjo vepër u hartua për t’u përdorur nga arbëreshët që nuk e kuptonin variantin latinisht apo italisht të katekizmit të Kishës dhe u përdor nga qindra familje me prejardhje shqiptare në Kalabri, në Sicili e në Pulje të Italisë.
Ja edhe vjersha, titulluar ‘Këngë e përshpirtshme” që konsiderohet si një nga vargënimet e para në gjuhën shqipe:
“Gjithëve u thëres, kush do ndëliesë,
Të mirë të krështe, bura e gra,
mbë fjalët të Tinëzot të shihi Meshë,
se s’ishtë njerii nesh që mkatë s’’kaa;;
e lum kush e kujton se ka të vdesë,
e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën për bijr të tij e për vëlla”…
vargje që në shqipen e sotme tingëllojnë si thirrje aktuale drejtuar besimtarëve në këtë kohë të fortë Krezhmësh:
Të gjithëve ju thërres, kush do ndjesë,
Të krishterë të mirë, burra e gra,
me fjalë të Tënzot të shihni Meshë,
se s’është njeri prej nesh që mëkate s’ka.
E lum kush kujton se do të vdesë.
E mendtë bashkë në Tënzonë i ka,
se Krishti në parajsë atij i bën pjesë,
e bën për bir të tij e për vëlla”.
‘E mbsuame e krështerë’, ‘Doktrinën e Krishterë’, vepra e doktrinës së krishterë, në dialektin toskë, e papas Lukë Matrëngës, përfunduar më 20 mars 1592 në fshatin e Arbëreshëve mbi Palermo.
Sikurse raporton “Radio Vatikani”, më 20 mars 1592 në Piana dei Greci (fshatin e Arbëreshëve) mbi Palermo të Sicilisë, prifti arbëresh, papas Lekë Matrënga ( 150-1619) përfundoi ‘E mbsuame e krështerë’, ‘Doktrinën e Krishterë’, veprën e dytë të shqipes së shkruar, pas ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut.
Titullohet ‘E mbsuame e krështerë’, është, pra, ‘Doktrina e Krishterë’ e parë në gjuhën shqipe. Katekizmi prej njëzetetetë faqesh, është përkthim i veprës së jezuitit spanjoll, Atë Dr. Jakob Ledesma (1516-1575), shkruar latinisht.
Kopja e përkthimit shqip në dorëshkrim, që ka ardhur deri në ditët tona në tri variante të ndryshme, i pari nga të cilët me sa duket me shkrimin e vetë Lukë Matrëngës, nxënës i Kolegjit Grek (Arbëreshë) në Romë, është kataloguar nën Codex Barberini Latini 3454 në Bibliotekën e Vatikanit.
Një Variant tjetër i botuar, nga i cili ka shpëtuar vetëm një kopje, është ai i shtypur në Romë nga Guglielmo Facciotto ‘me lejen e të parëve’ më 1592, që u zbulua nga Mario Rok (Mario Roques).
Nga një tjetër dorëshkrim është botuar një edicion i Doktrinës me shënime të Prof. M. La Piana në revistën ‘Roma e l’Oriente’ më 1912.
Titulli i plotë i botimit është: “Embsuame e chraesterae. Baeaera per tae Vrtaenae Atae Ladesmae sciochiaeriet Iesusit. E prierrae laetireiet mbae gluchae tae arbaeresciae paer Lecae Matraengnae. Imbsuam i Cullegit Graec tae Romaesae. Dottrina Christiana. Composta dal Reuerendo P. Dottor Ledesma della Compagnia di Giesù. Tradotta di lingua Italiana nell’Albanese per Luca Matranga alumno del Collegio Greco in Roma”.
(Doktrina e krishterë. Bërë nga i urti Atë Ledesma i Shoqatës së Jezusit. Përkthyer nga italishtja në gjuhën arbëreshe nga Lekë Matrënga, student i Kolegjit Grek të Romës.)
Vepra e Lukë Matrëngës përmban një hyrje në italishte, një vjershë me tetë vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar në shqip, si dhe katekizmin në formën e dialogut ndërmjet priftit e besimtarit që përgatitet për t’ marrë sakramentet e shenjta. U hartua për t’u përdorur nga arbëreshët që nuk e kuptonin variantin italisht të katekizmit dhe u përdor nga qindra familje me prejardhje shqiptare në Kalabri, Sicili e në Pulje të Italisë.
Vetëm me 28 faqe, ‘Doktrina e Krishterë’ e Matrëngës është me rëndësi historike e letrare jo vetëm si botimi i dytë më i vjetër i letërsisë shqiptare, por edhe si vepër e parë e shkruar në toskërishte nga një arbëresh./ZgjohuShqiptar.info