Deklarata e Vuçiç në Kosovë, presidentja kroate: Po flet për veten

, Deklarata e Vuçiç në Kosovë, presidentja kroate: Po flet për veten

Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lartësuar figurën e kriminelit, kasapit të Ballkanit, Sllododan Millosheviç.Ai ka vazhduar të përdorë retorikën nacionaliste duke thënë se Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë, ndërsa ka thënë se në të kaluarën serbët kanë vdekur për Kninin, për Sarajevën e për Prishtinën.E pas deklaratave të Vuçiçit, ka reaguar presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.“Flamuri kroat është valëvitur në Knin dhe para se të flasë Vuçiç dhe flamuj blu do të jenë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç për DNEVNIK.hr, duke komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Kosovë.Më tej, ajo ka thënë se nuk do ta lejojë Vuçiçin që të përzihet dhe të përcaktonte agjendën politike në Kroaci dhe se ai duhet të injorohet.“Unë nuk do ta lë Vuçiç që të imponojë tema, as të zbresë në nivelin e atij komenti në fjalimet e tij. Ai po flet për veten”, tha presidentja kroate./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button